Ambasadori serb: Marredheniet e mira ne rajon, kusht per Serbine ne BE
Ambasadori i Serbise ne Shqiperi, Miroljub Zaric shprehet se per zhvillimet ne Presheve, ku u hoq nga forcat e xhandarmerise memoriali i ushtareve te UCPMB-se, qendrimi i tij nuk ndryshon nga ai i Ministrise se Jashtme Serbe. Ndersa ka shtuar, se fqinjesia e mire eshte nje kusht qe Serbise i duhet ta plotesoje, ne lidhje me procesin e saj te integrimit ne Bashkimin Evropian. Deklarata e diplomatit serb u be dje ne qytetin e Fierit, ku ambasadori mori pjese ne hapjen e zyres se ketij komuniteti ne vendin tone. Ambasadori u pyet ne lidhje me deklaraten e kryeministrit shqiptar Sali Berisha, per rishikimin e marredhenieve me Serbine, pas zhvillimeve ne Luginen e Presheves. “Mendimi i Republikes Serbe ne lidhje me kete deklarate konkrete, eshte shprehur qarte ne deklaraten e Ministrise se Puneve te Jashtme te Serbise. Ne kete rast, une duhet te theksoj edhe nje here, se Qeveria Serbe eshte e vendosur ne perparimin e marredhenieve me fqinjet e saj, qe ka rendesi edhe per marredheniet bilaterale dhe per avancimin e stabilizimin e marredhenieve ne rajon. Dhe ky eshte nje kusht qe duhet te plotesuar nga ana jone per integrimin ne BE”, deklaroi ambasadori Zaric. Me tej, ambasadori serb eshte ndalur dhe ne situaten e komunitetit serb ne Shqiperi. Sipas tij, hapja e zyres per kete komunitet ne qytetin e Fierit, eshte nje zhvillim qe do te coje me tej marredheniet e mira midis dy vendeve. Po dje, ambasadori dhe perfaqesuesi i Ministrise Serbe te Diaspores, vizituan pjesetaret e komunitetit serb ne fshatin Rreth-Libofshe te Fierit. Kryetari i shoqates serbe “Jedinstvo”, Eqerem Dulevic, ka deklaruar se ne kete qark numerohen 2 500 anetare te ketij komuniteti. Zhvillimet gjate javeve te fundit ne Luginen e Presheves, bene qe Tirana zyrtare te reagonte duke kerkuar respektimin e te drejtave te minoritetit etnik shqiptar, qe jeton ne terrorin serb. Kryeministri Sali Berisha dhe zyrtare te larte te qeverise, e cilesuan si te papranueshem heqjen me forca policore te memorialit qe ishte ndertuar ne kujtim te te reneve shqiptare. “Qeveria do te shqyrtoje te gjitha marredheniet me Serbine dhe une i garantoj qytetaret e Presheves, se Shqiperia eshte e vendosur te beje gjithcka, ne te gjitha institucionet nderkombetare. Ne po e ndiqnim me shume vemendje zhvillimin dhe aty po negociohej dhe ne Presheve kishte perfaqesues nderkombetare, te cilet po negocionin me palet. Nga nje ane negociohej, nga ana tjeter ngrihej dhe behej gjithnje e me e madhe, trupa policore, qe do te ushtronte terrorin dhe te hiqte permendoren”, ka deklaruar kryeministri Sali Berisha, disa dite me pare ne lidhje me heqjen e memorialit, nga ana e qeverise serbe.