E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha ne Diber: Dal garant per rrugen e Arbrit Luljeta Ndoka

Kryebashkiaku Lulzim Basha, deklaroi nga Dibra e Maqedonise se do te jete garant i Rruges se Arbrit. I ftuar ne ceremonine e perurimit te Xhamise se Sahatit, e improvizuar si ne Tirane, kryebashkiaku foli per nje sere ceshtjesh si per bashkimin kombetar, per mbeshtetjen e madhe ndaj komunitetin dibran, si dhe per sfidat e nje jetese sa me te mire. Kryebashkiaku i Tiranes u shpreh se tuneli i Qafe- Murrizit, i cili largon Dibren me Tiranen, shume shpejt do te cahet dhe jo vetem nje tunel por dy, duke siguruar se ky do jete bashkimi i Dibraneve te Tiranes, ju dhe bashkimi i gjithe shqiptareve. “Dibra me Tiranen, do jete vetem nje kafe larg”, tha Basha, duke vijuar se se shpejti do te perfundoje kjo rruge, duke qene edhe nje nder prioritetet e qeverise shqiptare. Gjithashtu, kryetari i Bashkise se Tiranes foli edhe per ceshtjen kombetare. “Projekti i Kryeministrit per bashkim, nuk duhet te trembe fqinjet, ne nuk pushtojme, nuk gllaberojme troje, ne jemi ne trojet tona”, tha Basha. Deklaratat, ai i beri gjate nje vizite zyrtare ne Diber te Madhe, i ftuar nga Myftinia e Dibres per perurimin e nje objekti kulti, xhamise se sahatit. Takimin e pare, Basha e pati me kryetarin e Komunes se Dibres, Argetim Fida, i cili i uroi Bashes mireseardhjen ne Diber. Basha tha ne fjalen e tij perpara Keshillit Komunal te Dibres, se ndihej rehat, si ne vendlindjen e tij. Ai u shpreh se ka tre Dibra, nje ne Diber duke e konsideruar nje Dibren e Shqiperise dhe ate te Maqedonise, nje Diber e madhe ne Tirane dhe nje ne Amerike, ku gjenden rreth 13 mije dibrane. “Bashke me mua, kane ardhur dhjetera dibrane te shquar nga Tirana, si Njazi Kosovrasti, Faruk Kaba, Gjeneral Xhemal Gjunkshi, Flamur Gjymyshka, Petrit Bare etj.”, tha kryebashkiaku i Tiranes. Ai u takua miqesisht, me plot qytetare qe kishin dale per ta pritur. Ai vendosi buqeta me lule tek monumenti i heroit kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ne qender te Dibres. Me tej, ata iu drejtuan xhamise se sahatit, e ndertuar nga myftiu i Dibres, e konceptuar qellimisht si nje emetim i nje pjese te Tiranes ne Diber te madhe. Myftiu i Dibres, Ruzhdi Lata, tha se per te shkuar ne gjurmet e Haxhi Vehbi Dibres, duhet shume pune, duhet pervec se te predikojme, te jemi edhe patriote.

Myftiu Ruzhdi Lata: Xhamia, ne respekt te tiranasve

Myftiu i Dibres Ruzhdi Lata, tregoi se xhamia u ndertua ne respekt te tiranasve, te cilet ne vitin 1913 u hapen dyert Dibraneve te perzene forcerisht nga Serbet. Ne kete takim, ku mijera qytetare te Dibrave kishin mbushur sheshin, pershendeti edhe kryetari i BDI, Ali Ahmeti. Ne kete takim mori pjese edhe kryetari i Komunitetit Mysliman te Maqedonise dhe te gjithe drejtuesit e Klerit nga Shqiperia dhe Maqedonia. Me pas u inaugurua xhamia, pllaka perkujtimore per 100 vjetorin, si dhe monumenti i 100-vjetorit, ndertuar nga rinia dibrane.

Xhamia e 100-dritareve, si xhamia e E’them beut

Sikurse behet me dije, projektuesit e Xhamise se Dibres, e kane konceptuar ate perafersisht si xhamia e Et’hem beut ne Tirane. Muri rrethues eshte ndertuar nga guri i cili karakterizon forcen dhe ne te, jane lene 100 dritare ne kuader te 100-vjetorit te pavaresise. Brenda rrethimit, gjendet monumenti i shkruar 100 vjet, ndertuar nga tifozet Dibrane "Sokolat", si dhe jane mbjelle 100 selvi, ne kujtim te 100-vjetorit te shtetit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›