Ambasadori serb bojkoton pritjen e Ivanovit

Për shkak të pranisë së ambasadorit kosovar, ambasadori i Serbisë në Shkup, Tomislav Gjurin, nuk ka marrë pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov, të organizuar në nder të korit diplomatik të akredituar në Maqedoni.
Arsyet për këtë, ka qenë prania e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Maqedoni, Skënder Durmishi.
Nga Kabineti i Presidentit Ivanov, nuk kanë mundur ta konfirmojnë mungesën e ambasadorit serb, por as edhe praninë e tij.
Në pritjen e organizuar për të gjithë përfaqësuesit diplomatik në Maqedoni, kreu i shtetit ka mbajtur edhe një fjalim para tyre.