Klinton SHBA dhe Kina gjenden ne nje pike kritike

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Klinton tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina gjenden ne nje pike kritike ku marredheniet mes tyre jane perfshire me premtime dhe me mosmarreveshje te medha.
Ne nje fjalim te mbajtur sot ne Departamentin e Shtetit sekretarja Klinton tha se Uashingtoni synon arritjen e nje marredhenieje pozitive bashkepunuese dhe gjitheperfshirese. Per te arritur sukses sekretarja Klinton tha se te dyja palet duhet te jene te ndershme rreth mospajtimeve qe ekzitojne. Ajo tha se mosbesimi vazhdon te jete i pranishem ne te dyja palet.
Sekretarja e Shtetit i beri komentet para vizites se planifikuar te presidentit kinez Hu Gjintao javen e ardhshme ne Shtetet e Bashkuara.
Zonja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara do te vazhdojne te ushtrojne trysni ndaj Kines per gjendjen e te drejtave te njeriut dhe do ta ngrejne zerin kur Pekini mohon lirine e fese ndalon blogjet ne internet dhe burgos disidentet. Ne menyre specifike ajo permendi burgosjen e fituesit te mimit Nobel per Paqe Liu Xiaobo.
Ajo gjithashtu tha se Kina duhet tu jape fund politikave ekonomike diskriminuese kunder Shteteve te Bashkuara dhe bizneseve te huaja. Shtetet e Bashkuara jane ankuar per nje kohe te gjate se Kina ne menyre te padrejte menaxhon kursin e kembimit ne menyre qe kompanite kineze te perfitojne.