E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti dorëzon ‘kasetën origjinale’ në Prokurori

Nga Express më 14 janar 2011 në ora 14:30

Ish-ministri shqiptar, Dritan Prifti, i cili është pjesë e videos skandaloze të Ilir Metës, ka qëndruar të premten plotë katër orë në Prokurorinë e Tiranës.

Pas daljes prej atje Prifti iu tha gazetarëve se prokurorisë ia dorëzoi kasetën origjinale, dhe se nga prokurorët është pyetur edhe për detaje shtesë që lidhen me ngjarjen. Prifti gjithashtu deklaroi se do të jetë në dispozicion të drejtësisë për zbardhjen e plotë të çështjes.

Vetëm një ditë më herët, Prifti tregoi për gazetën ‘Shekulli’ se çfarë "fshihet" në pjesën tjetër të videos - që Meta pretendon se është e prerë. Sipas Priftit, arsyeja e prerjes së asaj pjese është teknike, pasi aty zëri është aq i ulët saqë është e pamundur të dëgjohet se çka bisedojnë Meta e Prifti.

Sipas Priftit, në atë pjesë të videos diskutohet për emërimet që Ilir Meta kërkonte që të bëheshin në administratën shtetërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›