Ambasadori serb në SHBA takohet me terroristin Radojçiq, Shkodra: Politika serbe bashkëpunon me kriminelë për vrasje politike

Një foto e takimit mes Marko Gjuriq, ambasador i Serbisë në SHBA dhe terroristit Milan Radojiçiq që kërkohet nga Interpol pas sulmeve në Banjskë të Kosovës ka nxitur reagime të ashpra. Për studiuesin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Selam Shkodra tha për “Jetë Shqiptare” në RTSH se kjo foto demaskoi skenën politike në Serbi, që bashkëpunojnë ngushtë me grupe kriminale që kryejnë vrasje politike.
Selam Shkodra tha se Marko Gjuriq dhe Milan Radojiçiq kanë një kauzë të përbashkët që është destabilizimi i Kosovës.
“Ka qenë e qaftë që shteti serb ka qëndruar pas sulmit të Radojiçiq dhe strukturave paralele në veri të Kosovës. Radojiçiq është dora e ndyrë pas Marko Gjuriq dhe Aleksandër Vuçiq. Gjuriq ka pasur veprimtarinë e vetë duke bërë thirrje të vazhdueshme për nxitje të popullatës serbe në veri dhe Radojiçiq ka ekzekutuar vendimet Vuçiq dhe Gjuriq.
Marko Gjuriq dhe Milan Radojiçiq kanë një kauzë të përbashkët, destabilizimin e Kosovës. Fakti që Gjuriq ka reaguar aq ashpër lidhur me foton do të thotë që foto është e bërë kohët e fundit. Radojiçiq është duke u kërkuar edhe nga Interpol. Edhe ambasadori i SHBA në Serbi ka kërkuar sqarime për këtë foto nga Vuçiq. Kjo foto ka demaskuar skenën politike në Serbi, që bashkëpunojnë ngushtë me grupe kriminale që kryejnë vrasje politike”, tha Shkodra.
Pas publikimit të fotos me terroristin Radojiçiq , Marko Gjuriq deklaroi se nuk do t’i kërkojë falje kryeministrit Albin Kurti.
/rtsh.al/