E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori shqiptar ne Japoni Shqiptaret gezojne shendet te mire

Bujar Dida ambasadori yne ne Japoni informoi dje pas termetit dhe Cunamit ne Japoni se 40 shqiptaret qe jetojne atje gezojne shendet te mire. Diplomati Dida konfirmoi se nderhyrja ka qene efikase pasi Japonia eshte ne vendin e pare ne bote per organizimin e emergjencave dhe dalengaldale po behen perpjekje per tiu rikthyer normalitet. Dida tha se Ambasada shqiptare ne Japoni ka mbajtur lidhje te vazhdueshme me Ministrine e Jashtme te ketij vendi se pari per tu informuar rreth gjendjes se shqiptareve qe jetojne ne Japoni si dhe per ti paraqitur kryeministrit te vendit solidaritetin e pales shqiptare per situaten qe po kalon vendi i tyre. Ambasadori Dida pohoi se ne Japoni jane afro 40 shqiptare dhe se nga informacioni qe kane marre ata gezojne shendet te plote. Ne kemi komunikuar me rrjetet sociale ne internet per te kontaktuar me shqiptaret qe ndodhen ketu. Deri tani gjendja e tyre eshte e mire dhe asnjeri prej tyre nuk ka pasur probleme - tha Dida. Lidhur me ndihmat qe po i jepen Japonise nga nderkombetaret Dida tha se ajo ka qene e menjehershme. Ai tha se koordinimet per ndihma po ecin mjaft ndihma e pare ka ardhur nga SHBA por edhe nga vende te tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›