E Diel, 1 Nëntor 2026

12 maketet e kompleksit parlamentar qytetaret votojne online

Qytetaret shqiptare mund te votojne online nje nga 12 projektet e paraqitura nga studio prestigjoze te botes per kompleksin e ri parlamentar. Cdo vizitor i linkut www.parlament.al mund te votoje nje nga 12 projektet qe shfaqen permes videove. Nje klimim ne njeren nga projektet dhe menjehere shfaqet Vota juaj u regjistrua ju faleminderit. Konkretisht ato jane te renditura njera pas tjetres projekti 10345 projekti 11022 projekti NA4MT projekti 110363 projekti 8A16L projekti knitT projekti BS7KH projekti SHINE projekti V0203 projekti MAR12 projekti PONT3 dhe projekti X6677.

Te 12 maketet u vizituan dje edhe nga pedagoge dhe studente te deges se arkitektures nga universitete te ndryshme. Ata vizituan ekspoziten e maketeve te Kompleksit te ri Parlamentar hapur ne Kuvendin e Shqiperise. Studentet dhe pedagoget shfaqen interes dhe vleresime te vecante per te 12 maketet ne teresi te cilet shfaqin modele te arrira te harmonizimit te elementeve te bashkekohores dhe modernes ne arkitekture. E pranishme mes vizitoreve ishte dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila falenderoi studentet dhe pedagoget per interesimin e paraqitur qe ne hapje te ekspozites. Studentet duke vleresuar transparencen per publikun ne kete proces theksuan se maketet per Kompleksin e ri Parlamentar hapin nje faze te re per zhvillimin e arkitektures shqiptare. Maketet e prezantuara plotesojne kerkesat me te larta te estetikes dhe te se bukures ne arkitekture- u shprehen ata. Ekspozita e maketeve e hapur ne Kuvendin e Shqiperise po vizitohet nga qytetare te shumte te cilet po percjellin interesimin dhe vemendjen e tyre per maketin me te mire per Kompleksin e ri parlamentar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›