E Diel, 1 Nëntor 2026

KRRTRSH, Berisha: Mandatin e ardhshëm Shqipëria superfuqi energjetike

TIRANE- Nën drejtimin e Kryeministrit Berisha u mblodh sot rreth orës 18:00 Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë u mblodh për të diskutuar mbi disa projekte të rëndësishme infrastrukturore në vend.

Në këtë mbledhje u morën në shqyrtim një sërë projektesh për HEC-e.

Kryeministri Berisha u shpreh që në nisje se, “Energjia është një ndër sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit të vendit. Ka nisur ndërtimi i një serie HEC-sh dhe së shpejti nis investimi më madhor që është kaskada e Devollit”, sic tha ai.

Sipas Berishës, “Në mandatin e ardhshëm starton projekti Shqipëria lider, apo superfuqi energjetike në rajon, për energjinë e rinovueshme”, tha ai.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›