E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori turk 3 mije ton alumin ne anijen e mbytur

Durres 23 tetor 2011 NOA - Ambasadori turk ne Tirane Ahmet H. Asan ka vizituar ekuipazhin e anijes ushtarake Barbaros e cila prej 4 ditesh vazhdon operacionin e kerkim shpetimit per te gjetur trupat e zhdukur te marinareve turq te fundosur ne det me anijen e tyre Reina 1.
Diplomati tuk ne Tirane ka thene se shkak i fundosjes se shpejte te anijes Reina 1 pas perplasjes se saj me tragetin Ankara rreth 20 milje nga brigjet e Durresit eshte bere ngarkesa pasi 3 mije ton alumin kane ndikuar ne carjen e shpejte te anijes.
Ambasadori turk ne Tirane ka falenderuar autoritetet shqiptare per gatishmerine e deshmuar.
Diplomati turk ka konfirmuar se pasi te furnizohet me ushqime dhe karburant anija e flotes detare turke do te rinise serish kerkimin per 8 trupat e marinareve te zhdukur.
a.q/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›