E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ambasadorja amerikane Kim, takon nënkryetarin e Kuvendit, Gjekmarkaj: Presim bashkëpunim!

Votimi në Kuvend seancën e së enjtes, për zgjatjen e afateve të vettingut, ka bërë që ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, të takojë nënkryetarin e Kuvendit, përfaqësues të PD, Agron Gjekmarkaj. Lajmin e ka bërë publik vetë ambasadorja Kim, nëpërmjet një postimi në Twitter, ku, teksa ka uruar Gjekmarkajn për postin e nënkryetarit të Kuvendit, thotë se “SHBA presin bashkëpunim të forte”.

“I kënaqur të takohem me deputetin Agron Gjekmarkaj sot. I urojmë gjithë të mirat në përgjegjësitë e reja drejtuese si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe presim bashkëpunim të fortë”, shkruan Kim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›