Ambasadorja britanike: Pushteti po keqpërdoret për përfitime personale
Ambasadorja Britanike në Shqipëri, Fiona McIlwham, është shprehur se,keqpërdorimi i pushtetit, i fondeve publike apo postit, për përfitime personale, tjetërson sistemet demokratike.
Deklarata e ambasadores britanike u bë gjatë tryezës së rrumbullakët të organizuar nga Transparency International për projektin e tyre Sistemi i Kontrollit mbi alokimet e buxhetit, si pjesë e Strategjisë Anti-korrupsion, financuar nga Këshilli Britanik dhe Banka Botërore.
Gjatë fjalës së saj, McIlwham theksoi se progresi në luftën kundër korrupsionit nuk është jetik vetëm për progresin e Shqipërisë drejt BE-së, por edhe për fuqizimin e demokracisë.
Ajo nënvizoi se ky projekt është një shembull i qartë i punës ndërgjegjësuese dhe monitoriuese kundër korrupsionit, e cila kërkohet edhe nga Raporti i Progresit të vitit 2011.