Rama: Shqipëria digjet nën dëborë, Saliu merret me mufka
Molloisje per Azerbajxhanin paradite e per Zogun e Hoxhen paradarke”. Kështu i ka cilësuar deklaratat e kryeministrit Berisha,kreu i Partisë Socialiste Edi Rama. Në një reagim të tij në rrjetin social twitter ai shkruan:
“E paturpshme:Shqiperia digjet nen debore Saliu krihet para tv duke molloisur per Azerbajxhanin paradite e per Zogun e Hoxhen paradarke! Cili KM ne bote me vendin ne kete hall nuk do rrinte sot 24h ne krye te operacioneve te emergjences po do merrej me mufka si Saliu sot? Ky KM po e turperon perdite shoqerine tone me nivelin e ndergjegjes, logjikes dhe politikes se tij qorre e shurdhe ndaj halleve te vendit!”
Më herët Kryeministri në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave diskutoi në lidhje me vazhdimësinë e punës për festimet e 100 vjetorit të pavarësisë së vendit, ku theksoi se është e rëndësishme që të vërtetat të dalin në pah dhe figurat historike të marin rëndësinë e duhur.