E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja shtatzënë nuk mbërrin në kohë në spital, humb fëmijën

Share

Ambulanca e mbuluar nga bora

Një nene e re nga zona e Sllovës ne Dibër, ka humbur fëmijën e saj te pare pasi nuk ka mundur te mbërrijë ne kohe ne spital. Rreth 70 burra te fshatit Kall e kane transportuar atë me barele, duke çare për te paktën pese ore dëborën qe shkon ne 2 metra. Por pavarësisht ndihmës se tyre, 22-vjeçarja ne muajin e katërt te shtatzënisë, e ka humbur ne rruge fëmijën e saj. Te njëjtin fat te keq rrezikon edhe një grua shtatzëne ne prag te lindjes në fshatin Pistë të komunës Malzi ne Kukës.
Të afërm të saj ne qytetin e Kukësit, kane trokitur ne institucione lokale, si dhe ne Shtabin e Emergjencave duke dhënë alarmin se nena nuk ka asnjë mundësi te sjelle ne jete fëmijën e saj ne një zone ku dëbora ka arritur mbi 2 metra. Edhe shtëpia ku jeton Valentina Tahiri bashkë me te shoqin dhe dy fëmijët e tjerë është mbuluar nga dëbora e rrezikon shembjen. Nga Shtabi i Emergjencave ne prefekture nuk është dhënë ende asnjë zgjidhje, pasi për shkak te trashësisë se dëborës është e pamundur ulja e helikopterit. Prefekti pohon se ka edhe dy emergjenca ne arrën dhe Lekbibaj, por qe parashikohet mundësia e ndërhyrjes ne momentin me kritik. Ndërkohë një e moshuar ne Zagori te Gjirokastrës ka mundur te shpëtojë nga kthetrat e vdekjes, fale ndihmës se banoreve e një grupi mjekesh. Vitori Caca banore e fshatit Nivan kishte probleme te renda kardiake dhe ambulanca nuk mund te mbërrinte atje për shkak te dëborës. Një ekip mjekesh ka mbërritur ne këmbë dhe pas ndihmës se pare, se bashku me banore te zonës, e kane transportuar deri ne zonën ku mund te kalonte ambulanca.

Ndihmat ne mëshirë te fatit

Banorët e zonave të bllokuara prej disa ditësh tanimë nuk mund të mbajnë sytë as nga qielli për sa kohë që moti vijon i keq. Kryeministri i vendit ka shpallur gjendjen e emergjencës civile dhe fatkeqësisë natyrore, çka do të thotë se i gjithë shteti duhet ngritur në këmbë për përballimin e kësaj situate. Por terreni të ofron një panoramë krejt tjetër. Kamera e Vizion Plus ka shoqëruar makinat e ushtrisë, të cilat kanë çuar 300 pakot e para me ndihma drejt Kukësit, kryesisht ushqime dhe detergjente te një cilësie qe le për te dëshiruar. Por mungesa e naftës në këtë fadromë, e vetmja për pjesën përpara tunelit të Kalimashit, është vetëm problemi i parë lehtësisht i konstatueshem. Ne Kukës, ndonëse kërkesa për ushqime është e madhe, asnjë drejtues vendor nuk është prezent ne magazine për pritjen e kutive nga Tirana. Për me tepër, kjo ndodhi vetëm pak ore pasi ne qytetin verior kryeministri mblodhi komitetin ndërministror. Kukësi është tërësisht i paralizuar jo vetëm në periferi, por edhe në qendër. Kukesi vazhdon te prese ndihma nga kryeqyteti, por me mjetet e pakta dhe apatinë e pushtetit vendor, vihet ne pikëpyetje dërgimi i tyre ne fshatrat e izoluar./vizionplus

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›