E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja çeke viziton Durrësin

Bronislava Tomáová

Ambasadorja e Çekisë, Bronislava Tomasova, ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Durrësit ku është takuar me Prefektin, Genc Alizoti,  dhe kryetarin e bashkisë, Vangjush Dako.

Pasi është njohur nga Alizoti me traditat e vjetra të bashkëpunimit industrial e kulturor mes Durrësit dhe Çekisë, ku ende në përdorim janë lokomotivat CKD të prodhimit cek, ambasadorja është njohur edhe me bashkinë e qytetit.

Ambasadorja çeke ka shfaqur një interesim të madh  për qytetin e Durrësit dhe atë çka ofron ky qytet për sa i përket veçanërisht sektorit ekonomik, mjedisit dhe atij të turizmit.

Dako deklaroi se turizmi është një prioritet ku synohet nxitja e investimeve vendase dhe të huaja. /M.Brunga/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›