Aksident në Korçë, një i vdekur

Aksident rrugor / Foto arkiv
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Korçës. Një makinë me tre person brenda ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollin nga drejtuesi i saj.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në dalje të qytetin në rrugën Korçë-Bilisht. I vdekur ka mbetur drejtuesi i makinës ndërsa të plagosur rëndë kanë mbetur dy pasagjerët.
Policia ende nuk ka ndonjë version zyrtar të aksidentit por dyshohet se shkak është shpejtësia e lartë. /F.S/