Berisha siguron Vamen: Presidenti, sipas germës dhe frymës së Kushtetutës

Takimi Vamen - Berisha
Ministri danez për Evropën, vend që mban aktualisht presidencën e BE-së, Nikolai Vamen, vjen me një mesazh të qartë për Shqipërinë. Mesazhi u zbulua që në takimin me presidentin, Bamir Topi dhe ishte; BE kërkon president konsensual.
Zgjedhje me konsensus e kreut të shtetit ka qenë një kërkesë e shtruar edhe në takimin që Vamen ka pasur sot me kryeministrin Berisha. Ky i fundit e ka siguruar se zgjedhja e Presidentit do të behet me konsultime dhe në zbatim të plotë të germës dhe frymës të Kushtetutës.
Por kjo nuk është një garanci e plotë për një president konsensual pasi në Kushtetutë parashikohet edhe zgjedhja e një presidenti me 71 vota.

Kryeministri shqiptar me ministrin danez për Çështjet Evropiane
Gjithashtu gjatë takimit të tyre është diskutuar edhe për reformën zgjedhore, që sipas Berishës do të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
Gjatë takimit, Vamen ka kërkuar nga sqarim lidhur me deklaratën e kreut të PLL-së, Ekrem Spahia ndaj ambasadorit të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Henk Van den Dool. Berisha duke e cilësuar personal qëndrimin, ka shtuar se deklarata është e papranueshme. /F.Stafa/