Demaçi: Trojet shqiptare smund të bashkohen me luftë

Adem Demaçi
Adem Demaçi shprehet se duhet gjetur një mënyrë për të bashkuar trojet e Shqipërisë. Politikani i Kosovës që ka kaluar 28 vite në burg për zërin e tij kundër keqtrajtimit të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, shprehet se bashkimi i kufirit nuk mund të arrihet në mënyrë klasike.
Disa kërkojnë ta bëjnë më mënyrën klasik, të luftojnë për ti mbrojtur kufijtë. Nuk e kanë të qartë se ne jemi popull i vogël dhe jemi të rrethuar nga shumë popujt të tjerë dhe jo fort dashamirës, ka thënë Demaçi.
Sipas ish-drejtuesit të UÇK-së në fillim populli shqiptar duhet të bashkohet teorikisht dhe më pas të gjendet rruga për bashkimin e kufirit. /F.S/