E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja e Egjiptit i bie shpullë polices qipriote

Ambasadorja e Egjiptit në Qipro është kapur nga kamerat e sigurisë duke i rënë me shpullë një oficereje policie në aeroportin e Larnakas, raportin agjencia “RT”. Autoritetet lokale kanë marrë përsipër përgjegjësinë e fajit të incidentit të turpshëm, duke pranuar se personeli i sigurisë u soll në një mënyrë të pahijshme.

Në filmim duket ambasadorja Menha Mahrous Bakhoum duke sharë policinë para se t’i binte me shpullë. Diplomatja pohoi se ishte bërë objekt i poshtërimit verbal dhe fizik të personelit të sigurisë së aeroportit, pavarësisht imunitetit të saj diplomatik.

Bakhoum ishte në aeroport për të përcjellë vajzën e saj, kur një oficere policie i kërkoi të hiqte çizmet. Ambasadorja refuzoi duke provokuar një mosmarrëveshje, e cila rezultoi në një shuplakë për policen. Bakhoum u mbërthye nga një grup policësh, të cilët e çuan në një dhomë të veçantë.

Ministrja e Jashtëm e Qipros, Erato Kozakou Marcoullis, i ka kërkuar zyrtarisht falje ambasadores egjiptiane për sjelljen e personelit të sigurisë, sipas gazetës qipriote “Mail Qipro”.

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh publikisht dhe sinqerisht keqardhje dhe kërkon ndjesë për sjelljen e pahijshme kundrejt ambasadores, e cila nuk ishte në përputhje me parimin e paprekshmërisë së personit dhe respektimin e përfaqësuesve diplomatikë”, tha ministrja e Jashtme e Qipros, Marcoullis, në një deklaratë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›