E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia kritikon Berishën dhe Erdoganin

Në një intervistë për gazetën e diasporës greke në SHBA, “Ethnikos Kirika”, ministri i Jashtëm i qeverisë greke, Dimitris Avramopulos ka theksuar edhe një herë vijat e kuqe të diplomacisë greke.

Ai siguroi se Athina ka jo vetëm vullnetin, por edhe aftësinë për të mos lejuar që retorikat populliste të dëmtojnë dialogun.

I pyetur nga gazetari lidhur me deklaratat e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha për “Shqipërinë e madhe”, dhe ato të kryeministrit turk Recep Taip Erdogan, i cili tha se “Greqia po shet ishujt e vet”, Avramopulos deklaroi se Athina ka vullnet dhe aftësi për të mos lejuar retorikat populliste që të helmojnë dialogun dypalësh e shumëpalësh, raporton Balkanëeb.

Pas acarimit që krijuan në Athinë deklaratat e Berishës, një tjetër deklaratë e kryeministrit Erdogan shkaktoi tension mes dy vendeve. Erdogan komentoi faktin që agjencia e vlerësimit S&P ngriti për disa pikë Greqinë, duke thënë se “agjencitë e vlerësimit janë të politizuara dhe të pasinqerta, kur ngrenë me 6 pikë një vend që po mbytet dhe që po shet ishujt e tij, ndërsa Turqinë e vlerësojnë me pikatore”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›