E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje! nuk do ta lejojë

Presidenti serb Tomislav Nikoliq mund të provojë të vijë nesër në Kosovë, por në rast se kjo ndodhë, ai do të përballet me Lëvizjen Vetëvendosje!

Lëvizja Vetëvendosje! nuk do të lejojë të shkelë këmba e asnjë zyrtarit të lartë të Serbisë në Kosovë, me rastin e festës së Krishtlindjes Ortodokse.

Kjo lëvizje ka konfirmuar se janë të gatshëm të kundërshtojnë vizitën e serbëve me të njëjtay metoda që këta aktivistë, përdorin zakonisht, me trupat e tyre.

“Nuk kemi asnjë informatë se ndonjë zyrtarë serb do ta vizitoj nesër Kosovën me rastin e Krishtlindjes Ortodokse. Por nëse marrim ndonjë informatë se dikush do të tentojë të hyjnë në Kosovë, atëherë me trupat e aktivistëve tanë do t’i bllokojnë rrugët nëpër të cilat ata zyrtarët serb do të kalonin”, ka thënë zyrtari për media Erzen Vraniqi

Sikur edhe më parë, ata janë shprehur të vendosur që ta kundërshtojnë kalimin e Serbisë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›