Francezët tatimojnë milionerët e tyre në Zvicër

Francezët të cilët përfitojnë nga tatimet paushall në Zvicër, në të ardhmen do të paguajnë taksat në vendin e tyre të origjinës. Kësisoj urdhëron një dekret i lëshuar nga autoritetet franceze për qytetarët francezë të cilët jetojnë në Zvicër.
Departamenti Federal i Financave ka konfirmuar lajmin për gazetën zvicerane “Le Temps”. Megjithatë, Zvicra nuk kishte qenë e informuar në lidhje me atë nëpërmjet kanaleve zyrtare, transmeton Albinfo.
Franca ka toleruar që nga viti 1972 që shumë milionerë franceze në Zvicër të paguajnë vetëm tatime paushall.
Në vitin 2010 në Zvicër është llogaritur të janë 5 445 qytetarë jo rezident të saj që janë multimilionerë. Dy mijë prej tyre figuronin se janë qytetarë francezë. /Indeksonline/