Ambasadorja e Francës dhe Holandës: Besim se vizat do të liberalizohen për Shqipërinë
Ambasadorja e Francës Maryse Daviet dhe Ambasadori i Holandës Henk Van den Dool, pasi vizituan pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës së bashku me Ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, shprehën besimin për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë në mesin e vitit të ardhshëm. Ambasadorët e Francës dhe Holandës vëzhguan në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës se si funksiononte sistemi TIMS, si ndërlidhej ky sistem me sistemin MEMEX dhe me bazën e të dhënave të INTERPOL-it, si funksiononin kamerat e instaluara të vëzhgimit, si funksiononin lexuesit optikë të pasaportave biometrike, e po kështu edhe se si bashkëpunonin agjencitë e ndryshme që operojnë në kufi. Mbresëlënëse, e përkufizuan ambasadorja franceze dhe ambasadori hollandez përshtypjen e tyre për funksionimin e sistemeve të kontrollit kufitar në këtë pikë të kalimit kufitar.
Ambasadorja Daviet vlerësoi se është bërë një progres i shpejtë në fushën e menaxhimit të integruar të kufijve që është një çështje kyçe për liberalizimin e vizave.
"Çdo shqiptar do të përfitojë nga procesi i liberalizimit të vizave dhe ne presim të bëhen së shpejti hapa konkretë. Shpresojmë që liberalizimi i vizave të arrihet në mesin e verës së vitit të ardhshëm",- u shpreh ambasadorja franceze. Ndërsa ambasadori holandez shprehu kënaqësinë që progresi në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave ka qenë i dukshëm dhe i shpejtë si në fushën e dokumentave të sigurta të udhëtimit edhe në fushën e sigurisë së kufijve.
"Ajo që ne shpresojmë është që misioni i Komisionit Europian të konstatojë këtë progres dhe të japë sa më shpejt mbështetjen e tij për liberalizimin e vizave",-deklaroi ambasadori hollandez Z. Henk Van den Dool.
Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha siguroi të dy ambasadorët se të njëjtën situatë mund të gjejnë në të 26 pikat e kalimit kufitar.