Ekzekutohet 42 vjeçari, vrasja me armë në rrugën e vjetër Lezhë-Laç
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së shtunës në rrethin e Lezhës.
Një 42 vjeçar është ekzekutuar në rrugën e vjetër Lezhë- Laç, ndërsa autori ka plagosur djalin dhe një të afërm të tij.
Viktima është Gjon Përvathi, i cili është ekzekutuar me armë zjarri.
Ndërkohë autori i vrasjes ka plagosur edhe një kushëri të autorit, dhe më pas gjatë largimit me mjetin e tij, ka aksidentuar edhe djalin e viktimës.
Por ngjarja është rënduar akoma më shumë kur bashkëshortja e Përvathit ka tentuar të vetëhelmohet menjëherë pasi ka marrë vesh lajmin.
Aktualisht ajo ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës.
Ndërkohë, sipas të dhënave të para, mësohet se autori dhe agresori kanë patur një konflikt të vjetër.