E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorja e re e SHBA, mesazh në gjuhën shqipe për kosovarët

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Trejsi Xhejkobson, arrin në fund të kësaj jave në Prishtinë. Nëpërmjet një video-inicizimi, të publikuar nga Ambasada amerikane, në gjuhën shqipe ajo prezanton veten te qytetarët e Kosovës.

“Mezi pres të bashkëpunoj me qeverinë dhe popullin e Kosovës për t`i forcuar më tej lidhjet tona të miqësisë. Misioni im do të vazhdojë të jetë ai i një partneri të fuqishëm në përpjekjet për forcimin e një demokracie shumë etnike dhe të një ekonomie të suksesshme drejt rrugës evropiane”, është shprehur ambasadorja Jacobson.
 

Ambasadorja e re e SHBA-së në Kosovë, ka punuar për 24 vjet në shërbimin diplomatik. Jabobson ka punuar edhe gjatë administratës së presidentit Clinton. Ajo ka shërbyer në Azinë Qendrore dhe vendet baltike, ndërsa së fundi ka punuar në Institutin e Shërbimit të Jashtëm në përgatitjen e gjeneratave të reja të diplomatëve amerikanë.
 

Ambasadorja Jacobson është pasardhëse e ambasadorit Dell, i cili ka shërbyer deri tani në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›