E Diel, 1 Nëntor 2026

Dialogu politik me Serbinë, Thaçi: I nevojshëm, por sipas Kushtetutës

Ndërsa në ditët e fundit është folur për bisedime politike mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri kosovar Hashim Thaçi në një intervistë për mediat thotë se takimet e nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë të nevojshme.

Thaçi thotë se askush nuk e ka përmendur muajin shtator si muaj kur mund të nisin bisedimet politike, por sipas tij Kosova do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e saj.

Sa i përket kërkesës së LDK-së për mandatin e presidents, Atifete Jahjaga,Thaçi tha se duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa përjashtoi edhe një herë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme këtë vit si dhe formimin e një koalicioni të ri qeverisës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›