Zjarret në Greqi, vatra zjarri në shumë zona
Gjashtë persona janë plagosur dhe disa fshatra janë evakuar, ndërsa një zjarr që nisi të martën vazhdon të shkrumbojë fushën Arcadia në Peloponez.
Një burrë dhe grua u plagosën rëndë, ndërsa tentonin të ruanin pronën e tyre, në një kohë kur zjarri kërcënonte të përhapej dhe më në mbarë fshatin.
Në luftë me flakët dhe katër zjarrfikës kanë pësuar probleme të frymëmarrjes. Fshatrat Routsi, Voutsara, Kamaritsa dhe Soulari janë evakuuar, ndërsa përpjekjet e zjarrfikësve vazhdojë. Erërat e forta i kanë bërë përpjekjet e zjarrfikësve veçanërisht të vështira. 10 mijë hektarë tokë pyjore dhe ullishte janë djegur. 135 zjarrfikës, 59 automjete dhe tre hidroplane janë duke luftuar me flakët.
Zjarret e fuqishëm janë një fenomen i shpeshtë në Greqi gjatë stinës së verës, për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta.
Gjatë javës së kaluar vendi u përfshi nga temperatura të larta, të cilat i kaluan të 40 gradët. Në 2007 të paktën 67 persona humbën jetën nga flakët që zgjatën për ditë të tëra në disa zona në gadishullin e Peloponezit.