Ambasadorja e re gjermane dorëzon letrat kredenciale te Topi

Ambasadorja e re gjermane Carola Mueller-Holtkemper i dorëzoi
letrat kredenciale Presidentit të Republikës Bamir Topi. Ceremonia u zhvillua në Presidencë.
Ambasadorja Mueller-Holtkemper punon në shërbimin e jashtëm të Republikës Federale të Gjermanisë që prej vitit 1985 dhe zëvendëson ish ambasadorin Bernd Borchardt pas një periudhe detyre trevjeçare, e cila përfundoi në gusht 2010.
Gjatë takimit me Presidentin e Republikes Topi ambasadorja Mueller-Holtkemper vlerësoi se ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë ekzistojnë marrëdhënie të ngushta partneriteti.