E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, PS bën publike formulën e kompromisit

Partia Socialiste bën publike formulën e kompromisit për zgjidhjen e krizës.
Kreu i grupit socialist, Gramoz Ruçi ka deklaruar se ka më shumë se 1 muaj që PS ka formalizuar propozimet e saj për zgjidhjen e ngërçit, që i janë dorëzuar kreut të grupit të PD-së, Astrit Patozi.
Ruçi pohoi se në 27 korrik, zotit Patozi i është dorëzuar një projekt marrëveshje për zgjidhjen e krizës dhe një projekt vendim për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Sipas Ruçit, këto projektmarrëveshje konsistojnë në 3 drejtime. "Në miratimin e një rezolute nga parlamenti për mbështetjen e integrimit në BE. Në angazhimin tonë për zgjidhjen e krizës lidhur me zgjedhjet dhe hapat konkretë në ketë drejtim. Në angazhimin tonë për një reformë elektorale sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe sipas përfundimeve të komisionit hetimor parlamentar të zgjedhjeve", tha Ruçi.

Ruçi theksoi se puna e Kuvendit duhet të nisë me ngritjen e një komisioni hetimor parlametar për zgjedhjet ndërkohë që përjashtoi në çdo mënyrë asgjësimin e kutive të votimit. Ai tha se kompromisi për fletët e votimit konsiston në kërkesat që mund t'i bëjnë drejtuesit e institicioneve shqiptare Komisionit të Venecias, si dhe në ngritjen e komisionit hetimor. "Për fletët e votimit Presidenti Topi, kryetarja e Kuvendit Topalli, apo Gjykata Kushtetuese mund t'i drejtohen Komisionit të Venecias për interpretim", saktësoi ai.

Ruçi pohoi se nëse nëse nuk arrihet zgjidhje, do ketë sërish protesta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›