Topi dekoron Lohan për ndihmën drejt BE
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, dekoroi sot Ambasadorin e Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, zotin Helmuth Lohan, me "Medaljen e Mirënjohjes" në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në Presidencë, në prani të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, Ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, të deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, si dhe anëtarëve të Kabinetit të Presidentit.
Pas nderimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Aleksandër Flloko, Presidenti i Republikës i dorëzoi "Medaljen e Mirënjohjes" zotit Helmuth Lohan dhe dekretin me motivacionin: "Për kontribut të veçantë në përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian". Me anë të kësaj dekorate, Presidenti i Republikës shprehu vlerësimin e tij për veprimtarinë e gjerë dhe të dobishme të Ambasadorit Lohan në dobi të zhvillimit të gjithanshëm të Shqipërisë, forcimit të demokracisë e shtetit të së drejtës, me synim integrimin sa më shpejt të vendit tonë në familjen evropiane.
Ambasadori Lohan, duke shprehur mirënjohjen për këtë nder të madh, theksoi mes të tjerash se: "Dëshiroj t'ju siguroj, zoti President, se Komisioni Evropian, Shërbimi i Jashtëm i Veprimit i Bashkimit Evropian dhe të tjera institucione evropiane - së bashku me punonjësit e tyre, - do të vazhdojnë të ndihmojnë Shqipërinë në rrugëtimin e saj integrues. Në një analizë përfundimtare, është vetë Shqipëria ajo që do të përcaktojë ritmin e përparimit të saj drejt Bashkimit".