Serbi, përdhosen 39 varre hebrenjsh në Suboticë
BEOGRAD- Disa të paidentifikuar shkatërruan 39 varre në varrezën e çifutëve të Suboticës, qytet në veri të Serbisë në kufi me Hungarinë, episod ky që u dënua ashpër nga autoritetet lokale dhe komuniteti hebre.
Ambasadori izraelit në Beograd, Yossef Levy, e konsideroi këtë veprim si një akt i urryer intolerance dhe racizmi që bie ndesh me traditën e marrëdhënieve të mira mes komuniteteve të ndryshme etnike dhe fetare në Vojvodinë, një rajon i karakterizuar historikisht nga bashkëjetesa e shumë kulturave.
Levy ka kërkuar identifikimin dhe dënimin e ashpër të përgjegjësve.
(d.b/BalkanWeb)