E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorja gjermane Tensioni demton turizmin

Ambasadorja gjermane në Shqipëri ka deklaruar se situata e ditëve të fundit kanë dëmtuar imazhin shqiptar në fushën e turizimit duke shkaktuar anulime të udhëtimeve turistike të shtetasve gjerman drejt Shqipërisë. Pas një tryeze bashkëpunimi me Ministrinë e Turizmit, zonja Carol Müller-Holtkem ka bërë thirje për qetësimin e  menjëhershëm të situatës.

“Fatkeqësisht duke parë nga faktet ka elementë të rinj që ditët e fuindit kanë ndikuar dhe si pasojë  ka pasëur shumë anullime të udhëtimeve turistike drejt Shqipërisë. Por nëse gjerat qetësohen sa më shpejt këto incidente do të kenë një dëm minimal krahasuar me asetet e Shqipërisë”, tha Carola Müller-Holtkemper – Ambasadore e Gjermanisë në Tiranë.

Nga ana  e tij Ministri i Turizmit Ferdinand Xhaferaj njofton se janë duke u riparuar dëmet dhe kërkoi ndihmën e eksperiencës gjermane  sa i takon turizmit malor dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve.

"Natyrisht që sezoni turistik po vjen dhe prespektivë e turizmit shqiptar, e gjithë paketa e objektivave do të shkojë në turizëm, lidhet me një fjalë të vetme që ka cilësinë.  RFGJ na ka ndihmuar shumë për zhvillimin e turizmit malor. Përsa i takon cilësisë, mënyrës së edukimit dhe shërbimit të sektorit turistik një gjë që i mungon dhe ne duhet të rritemi cilësisht", tha ministri Xhaferaj.

Tryeza e përbashkët u mbështet nga fondacioni gjerman “Konrad Adenauer” dhe diskutimet u përqëndruan në dinamikat e zhvillimit të turizmit, rolin e operatorëve turistikë, si dhe  politikat e bashkëpunimit dypalësh.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›