E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia ekspertet Kompromis politik

Politika nuk duhet të vendosë në plan të parë nevojat dhe konfliktet e veta, pasi kjo pengon zhvillimin e vendit. Me këtë mesazh, një prej eksperteve të ekonomisë i drejtohet liderëve të partive që janë përfshirë së fundmi në debate dhe konflikte politike. Askush nuk fiton nga një situatë e paqartë dhe jo e qetë. Për Alsat ekspertë të ekonomisë bëjnë thirrje për kompromis dhe dialog.

"Celësi i zhvillimit të suksesshëm të një vendi është marrëdhënia e ngushtë e ekonomisë me politikën dhe padyshim që këto janë të lidhura ngushtësisht. Pa diskutim që kjo ishet një situatë dhune, proteste, aspak e favorshme për ekonominë dhe për ato hapa që kishte marr ekonomia e vendit. Gjithmonë biznesi është promotori i zhvillimit të një vendi dhe në lidhje të ngushtë me politikën. Politika nuk duhet të vërë veten në plan të parë, por vendin dhe ekonominë e saj", thotë Eugenia Gjura, drejtore Ekzekutive e Qendrës për Dialog mes Biznesit dhe Parlamentit

Ditët e fundit përfaqësues të grupimeve serioze të biznesit, ekspertë te ekonomisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë bërë thirrje për qetësi dhe zhmangie të konflikteve. Menjëherë pas protestës së 21 janarit pati anullime të axhendave të vizitave në Tiranë që përfaqësues të qeveriusë të huaja dhe bizneseve kishinme homologët e tyre.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›