Te verberit Tafaj Te rishikohen pagesat

Shoqata e të verbërve ka ngritur sërish shqetësimin se pagesat që ata përfitojnë si një kategori me aftësi të kufizuar, jo vetëm që duhet të rishikohen, por duhet të shmangen abuzimet, që bëhen me shpërndarjen e tyre. Kështu u shpreh kreu i shoqatës së të verbërve, Sinan Tafaj, i cili tha se javën që vjen do të vazhdojnë bisedimet me ministrin e punës, për krijimin e një reforme.
"Ndihma ekonomike është një tjetër gjë, kurse pagesa për shkak të aftësisë së kufizuar është dicka tjetër, e cila jepet e pakushtëzuar nga gjendja ekonomike, por jepet vetëm mbi bazën e shkallës së gravitetit. Këtu qëndrojnë dhe propozimet tona për një reformë, e cila duhet të ketë shpërndarje më të drejtë pasi buxheti real që sot qeveria shqiptare paguan është i konsiderueshëm për mundësitë e vendit tonë. Ne duam që ky buxhet të menaxhohet në mënyrë më efikase dhe me një drejtësi sociale, ku personat të paguhen sipas shkallës së gravitetit", u shpreh Sinan Tafaj, kreu i shoqatës së të verbërve.
Ndërkohë shoqata e të verbërve ka përkujtuar 20 vjetorin e krijimit të saj, në një ceremoni ku ka qënë të pranishëm dhe përfaqësues të diplomacisë së huaj të akredituar në vendin tonë.
Edlira Sulejmani