Opozita demostrata ne kater qytete. Ne Tirane tubimi ne sheshin para muzeut
Qindra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së partive opozitare për të protestuar në kryeqytet. Pak para orës 14:00 siç dhe ishte informuar ka nisur grumbullimi i protestuesve në pikat e paracaktuara. Qytetarët u mblodhën fillimisht në kryqëzime të ndryshme si te “21 Dhjetori”, te “Stacioni i Trenit”, te “Rruga e Elbasanit”, te Stadiumi “Selman Stërmasi” dhe vende të tjera. Të drejtuar nga deputetë të Partisë Socialiste dhe krerë të minibashkive qyetarët kanë ecur në këmbë drejt rrugës “Dedë Gjo Luli” pas Muzeut Historik.
Aty me qytetarët është bashkuar dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama si dhe drejtues të tjerë të partive opozitare. Pak pas orës 14, të drejtuar nga deputetët dhe liderë opozitarë, qytetarët me pankarta në duar kanë dalë në fillimn e rrugës së Durrësit, dhe kanë zbritur poshtë drejt kryqëzimit të “Zogut të Zi”.
Protesta ka qenë paqësore, dhe nuk është shënuar asnjë incident apo problem. Në këtë manifestim paqësor nuk ka pasur fjalime. Rreth orës 16:00, pasi kanë përshkruar itenerarin protestuesit janë shpërndarë. Paqësisht dhe pa probleme janë mbyllur dhe protestat në Korçë, Vlorë e Lezhë. Punonjës të policisë kanë shoqëruar kudo protestuesit dhe veç kësaj kanë bllokuar trafikun në sheshet dhe rrugët ku kaluan protestuesit.
Azhornuar së fundi ( e premte , 04 shkurt 2011 )