Seminari rajonal per kontrollin strategjik te tregtise

Zhvillohet në Tiranë seminari rajonal për kontrollin strategjik të tregtisë me pjesëmarrës nga 6 vende të Evropës Juglindore. Seminari u hap me fjalën e ambasadorit amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha gjatë fjalës së tij se shkëmbimi i përvojave në fushën e kontrollit strategjik të tregtisë është shumë me rëndësi për fuqizimin ekonomik të ballkanit.
Në seminar merrnin pjesë përfaqësues dhe specialistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Kosova e Maqedonia. Ky seminar u zhvillua në nivel teknik, i përqendruar kryesisht në praktikat më të mira që duhet të respektohen për të siguruar zhvillimin tregtar mes shteteve.
“Do të jetë një seminar tejet teknik, në të cilin do të flitet për kontrollin strategjik të tregtisë dhe zbatimin e rregulloreve, zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe shumëpalëshe si dhe zhvillimin e normave ndërkombëtare të tregtisë. Duke e pasur gjithashtu parasysh, edhe përmasat e këtij seminari, do të ofrohet mundësi për ndarjen e informacionit, të përvojave, të atyre që funksionojnë apo jo. Kështu që besojmë se do të jetë shumë i nevojshëm për pjesëmarrësit”