E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasasada e SHBA-së në Bengazi kërkon trupa shtesë

Ligjvënësit amerikanë kanë kërkuar përgjigje nga sekretarja Hillary Clinton, në lidhje me raportet se diplomatët amerikanë në Libi kanë kërkuar trupa shtesë nga administrata Obama, por nuk e kanë marrë atë.
 

Si pasojë një sulmi më 11 shtator në konsullatën e SHBA-së në Bengazi u vranë katër diplomatë, përfshirë edhe ambasadorin.
Kryetari i Dhomës Mbikëqyrëse dhe i Komitetit për Reforma Qeveritare, Darrell Issa, ka thënë se “zyrtarët federalë i kanë konfirmuar komitetit se misioni i Shteteve të Bashkuara në Libi ka bërë kërkesa të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në Bengazi”.
 

Clinton ka thënë se do t`iu përgjigjet kërkesave për më shumë informacion dhe se është e gatshme të bashkëpunojë nga afër me Kongresin në hetimin e sulmit në Bengazi.
 

Sulmi në Bengazi është shkaktuar nga turmat e zemëruara të njerëzve me një film anti-islamik, të prodhuar në SHBA.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›