Ish-ndihmesi i Papes deshmon sot ne gjyq
Ish ndihmësi personal i Papa Benedikti të 16 pritet të dëshmojë sot në ditën e dytë të gjyqit kundër tij, ku akuzohet për vjedhje të dokumentave konfidenciale të Papës.
Paolo Gabriele, 46 vjeç ka pranuar tek hetuesit se i mori dokumentet për të nxjerrë në pah siç është shprehur ai “djallin dhe korrupsionin “, brenda kishës. Nëse shpallet fajtor mund të dënohet me 4 vjet burg, por mund të falet nga vetë Papa.
Gjyqi u shty javën e kaluar, pasi gjykatësit e Vatikanit refuzuan të pranonin provat e mbledhura nga kardinalët.
Sot Gabriele pritet të pyetet nga presidenti i tribunalit të Vatikanit. Mes dëshmitarëve që pritet të deponojnë, është dhe sekretari privat i Papes Georg Gaensuin, dhe një prej 4 murgjeve gjermanë e italianë, që kanë punuar në shtëpine e Papës. Gjyqi zhvillohet në masa të rrrepta sigurie dhe nuk lejohet prania e kamerave.