Ministri rus Lavrov viziton Pakistanin

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nis sot vizitën dyditore në Pakistan.
Ai pritet të takojë presidentin e Pakistanit, Ali Asif Zardari, dhe kryeministrin Raja Preves Ashraf.
Ministria e Jashtme e Pakistanit ka thënë se bisedimet do të fokusohen tek Afganistani, ashtu si edhe në marrëdhëniet tregëtare dhe politike.
Sipas burimit të njëjtë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shtyrë udhëtimin në Islambad për të marrë pjesë në një samit me liderët e Pakistanit, Taxhikistanit dhe Afganistanit.
Asnjë arsyetim nuk është dhënë për ndryshimet në axhendën e Putinit.