E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amb.belge: Bashkëpunim për azilkërkuesit

Ambasada belge, me anë të një letre drejtuar Ministrit të Brendshëm, z.Bujar Nishani, falenderon autoritetet shqiptare në lidhje me përpjekjet e bëra për parandalimin dhe goditjen e dukurisë së azilkërkuesve.

Falenderoj në veçanti autoritetet shqiptare për kundërveprimin në një situatë krize me azilkërkuesit. Situata të tilla ndodhin dhe mund të ndodhin kudo, por e rëndësishme është identifikimi i burimeve dhe veprimi konkret thuhet në letër.

Në letrën e nënshkruar nga këshilltari i Ambasadës belge për çështjet e brendshme, Nys Andre, thuhet se pas vizitave të zhvilluara në qershor dhe tetor  të përfaqësuesve të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme për të Huajt të Mbretërisë së Belgjikës dhe reagimit të autoriteteve shqiptare, efikasiteti ka prevaluar.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›