Rritet kostoja mesatare e ndërtimit të banesave
24/11/2011 EKB harton vlerat për vitin 2011, qeveria miraton udhëzimin
Kostoja mesatare e ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave në shkallë republike për sipërfaqe shfrytëzimi për vitin 2011 do të jetë 36 526 lekë për metër katror. Ky është vendimi i miratuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë përmes një udhëzimi. Ai është propozuar nga ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi në mbështetje të ligjit nr.9232, datë 13.05.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”. Krahasuar me një vit më parë kjo mesatare është rritur me 1858 lekë për metër katror, pasi kostoja mesatare e ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave në shkallë republike për sipërfaqe shfrytëzimi për vitin 2010 ka qenë 34 668 lekë për metër katror. Në udhëzim është përcaktuar gjithashtu edhe kostoja mesatare e ndërtimit dhe vlera mesatare e apartamenteve në tregun e lirë të banesave sipas qyteteve. Kostoja mesatare e ndërtimit një vit më parë ka qenë 28 678 lekë për metër katror. Këtë vit pritet të jetë edhe më i lartë. Në vlerat e kostos mesatare nuk janë përfshirë vlera e rrjetit inxhinierik, vlera e projektit, vlera studimit gjeologjik dhe sizmik, vlera e lejes së ndërtimit, vlera e truallit, si dhe shpenzime operacionale të EKB-së 4%. Ndërkohë në udhëzimin e Ministrisë saktësohet se vlerat mesatare të banesave në tregun e lirë nuk mund të përdoren për tiu referuar zonave të afërta. Familjet që përfitojnë nga banesat e ndërtuara nga Enti Kombëtar i Banesave, sipas përcaktimeve ligjore, duhet të plotësojnë kriteret. Konkretisht lista e tyre miratohet me vendim të këshillit bashkiak pasi vërtetohet se familjet kanë një nivel të caktuar të ardhurash, nuk kanë në pronësi një banesë, zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike, ku bëjnë pjesë këto familje; kanë mbetur të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore. Brenda këtyre kategorive ka sërish një seleksionim, ku zgjidhen ata që kanë përparësi, e konkretisht: familjet që vërtetojnë se nuk kanë përfituar nga ligji nr.7652, datë 23.12.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore"; familjet ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar; familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë; të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për tu strehuar në institucionet publike të përkujdesit shoqëror; individët me aftësi të kufizuar që gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të parë, të invalidit paraplegjik ose tetraplegjik, të invalidit të punës dhe të invalidit të Luftës Nacionalçlirimtare; familjet me shumë fëmijë; çiftet e reja me moshë deri në 55 vjeç; familjet që kanë ndryshuar vendbanimin për efekt punësimi; individët me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga jetimoret ose nga qendrat e përkujdesit e deri në moshën 30-vjeçare.
Planifikimi
Çdo bashki parashikon në territorin nën juridiksionin e vet sipërfaqen e truallit për ndërtimin e një numri të mjaftueshëm banesash sociale me qira, bazuar në numrin e popullsisë dhe në përbërjen, sipas grupeve sociale të përcaktuara në ligjin “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”. Në rastet kur vlera e banesave në tregun e lirë është më e ulët se vlera e ndërtimit të banesave të reja, mbi bazën e vendimit të këshillit bashkiak entet menaxhuese blejnë banesa nga tregu i lirë, për ti dhënë më pas me kontratë qiraje sociale. Kushtet, normat dhe standardet që duhet të plotësojnë banesat sociale me qira përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.