Piramida, Gjykata Kushtetuese rrëzon PS-në
24/11/2011 Partia Socialiste kërkon shpalljen si antikushtetues të ligjit për piramidën
Vendimi i Kushtetueses: Kërkesa e socialistëve nuk është e bazuar në ligj
Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje kërkesën e Partisë Socialiste për pezullimin e ligjit për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, ku parashikohet prishja e Piramidës aktuale në Tiranë. Gjithashtu socialistët i kërkuan Kushtetueses shpalljen e ligjit si antikushtetues. Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, Gjykata vendosi rrëzimin e kësaj kërkese të PS-së, me argumentin se nuk ishte e bazuar në ligj.
Pretendimi i PS-së
Partia Socialiste i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që të shfuqizojë vendimin e mazhorancës, që synon shembjen e Piramidës për të ngritur aty kompleksin e ri parlamentar, duke kërkuar pezullimin e vendimit. Avokati i PS-së, Genc Çifligu, kërkoi rrëzimin e ligjit me argumentin e mungesës së faturës financiare dhe të përplasjes së kompetencave mes pushtetit vendor e Kuvendit, pasi vendimi për shembjen e Piramidës duhej të ishte marrë nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë. Një tjetër argument i sjellë nga socialistët është fakti se Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës nuk i është hequr në ligj statusi i saj si monument kulture. “Sipas ligjit për trashëgiminë kulturore, godinat o i kanë, o nuk i kanë vlerat. Vetëm kur ka fatkeqësi natyrore, djegie apo luftë, ligji për trashëgiminë kulturore i njeh të drejtën Ministrit të Kulturës të ndërhyjë te statusi monument kulture”, - tha dje deputeti i PS-së Artan Lame.
Palët e paditura
Përfaqësuesit e Kuvendit dhe të Këshillit të Ministrave, si palë të paditura në mbrojtjen e tyre, theksuan se ligji nuk i uzurpon kompetencat e pushtetit vendor. Sipas tyre, ashtu siç është formuluar kërkesa e PS-së, “kemi të bëjmë me një konflikt kompetencash dhe në këtë rast i vetmi organ që legjitimohet ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese është Bashkia e Tiranës”, - tha përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave Marsida Xhafkollari. Në argumentimin e saj Xhafkollari shtoi se këta deputetë nuk e kanë ushtruar të drejtën e tyre në Kuvend, sepse nuk kanë marrë pjesë as në diskutimin e ligjit dhe as në votimin e tij. Pasi dëgjoi argumentet e të gjitha palëve, trupa e Gjykatës Kushtetuese vendosi të rrëzojë pretendimin Partisë Socialiste si të bazuar në ligj.