Miku i ri më i mirë i Izraelit? Shqipëria
Jessica Elgot*
Izraeli dhe Shqipëria mund të duken si të palidhura shpirtërisht por kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha mendon se dy vendet janë model për bashkëjetesën dhe respektin reciprok.
Gjatë fjalës në Këshillin Izraelit për Marrëdhëniet me Jashtë, Berisha listoi të përbashkëtat; të dy vendet i tremben rritjes së radikalizmit islam, kundërshtojnë njohjen e shtetit të Palestinës nga OKB-ja, e shohin Iranin dhe presidentin Mahmoud Ahmadinexhad si kërcënuesin më të madh për paqen si dhe të dy vendet ishin strehë për çifutët që u larguan nga vendet e pushtuara nga nazistët.
Për kërkesën e Palestinës për njohjen e shtetit, Berisha është shprehur se rruga e shkurtër nuk do të japi rezultatin që ata kërkojnë – paqen. Ai është shprehur se marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin mund të jenë një model për vendet e tjera myslimane.
Shqipëria ka një histori të shkurtër antisemitiste dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore më shumë se 600 çifutë u fshehën nga banorët.
*TheJC.com Komuniteti Hebre Online
