E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambe përforcon Ferronikelin

Pas disa vitesh të kaluara në Mitrovicë si futbollist i Trepçës dhe Trepçës ’89, nigeriani Sylvester Ambe ka vendosur t’i thotë lamtumirë 89-shit për të ndërruar mjedis.

Ai ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Drenas si futbollist i Ferronikelit, skuadër kjo që për herë të parë sivjet do të garojë në Superligë.

“Kemi nënshkruar kontratë njëvjeçare me Sylvester Ambe. Atij i kishte skaduar kontrata me Trepçën ’89 dhe e pranoi ofertën tonë. Kontratën me të e kemi vërtetuar edhe në Federatën e Futbollit”, tha nënkryetari i Ferronikelit, Arton Berisha.

Sipas tij, Ferronikeli me Amben u ka dhënë fund përforcimeve. Para afrikanit, ekipin nga Drenasi e kishin përforcuar edhe Fatih Karahoda nga Vëllaznimi, Rexhep Sogojeva nga Hysi dhe Fidan Gërbeshi nga Drita.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›