E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambicia e Berishes Shqiperia e zhvilluar brenda 2017-s

Objektivat e 2011-s rritja e pagave dhe pensioneve siguria e jetes antikorrupsioni ulja e varferise mbrojtja sociale etj.

Ne rrugetimin drejt zhvillimit te metejshem te Shqiperise dhe integrimit te plote te shqiptareve ne familjen evropiane Kryeministri Sali Berisha fton opoziten e majte qe te behet bashkepunuese ne keto projekte madhore. Ne mbledhjen e pare te qeverise per kete vit Kryeministri Sali Berisha parashtroi nje pjese te objektivave te ekzekutivit mbi bazen e te cilave qeveria do te ece perpara ne projektin madhor Shqiperia vend i zhvilluar brenda 2017-s. Ndersa beri nje bilanc ne terma te vitit qe sapo lame pas z. Berisha ftoi dje opoziten qe te bashkepunoje ne permbushje te objektivave madhore per vendin qe sikunder tha do te paraqiten me detaje brenda 5 diteve nga ministrite perkatese. Z. Berisha u kerkoi anetareve te kabinetit qe brenda nje afati 5-ditor te shpallin objektivat e tyre per 2011-n por qe ne themel te kene nje emerues te perbashket realizimin e projektit kryesor Shqiperia vend i zhvilluar ne vitin 2017.

Qeveria ne mbledhjen e pare per 2011-n eshte me optimiste dhe e vendosur per te shnderruar kete vit ne nje vit me zhvillim te fuqishem ne projektin Shqiperia vend i zhvilluar brenda 2017. Jam i gatshem te bashkepunoj por perndryshe axhenda ime eshte e papermbajtur dhe jam i gatshem te punoj per te. Jane 800 mije qytetare qe presin rritjen e rroges dhe pensioneve. Ftoj opoziten te bashkepunoje ne interesin e saj me te mire. Objektivat jane te tilla qe te konsolidojne themelet e nje zhvillimi madhor brenda vitit 2017 - deklaroi z. Berisha. Per Kryeministrin e vendit starti mbi te cilin qeveria do te nise punen per kete vit do te bazohet tek ecuria e metejshme e reformave ku renditi disa prej prioriteteve si rritja e pagave dhe pensioneve investimet ne infrastrukture dhe permbushja e detyrimeve per integrimin evropian te Shqiperise.
Do tua bejme te qarte shqiptareve se cfare do te behet me buxhetin me te mire ne histori. Do rrisim pagat dhe pensionet do vijojme me permbushjen e angazhimeve tona per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian qe eshte dhe shtylla madhore edhe per kete vit. Kemi 10 mije komuna te palidhura me akset kombetare 45 prej tyre do te lidhen brenda ketij viti - u shpreh z. Berisha. Sipas Kryeministrit Berisha realizimi i ketyre objektivave madhore bazohet ne themelet e ngritura pergjate vitit 2010 qe sipas tij e renditen ekonomine shqiptare ne krye te ekonomive evropiane.
Gjate prezantimit te objektivave madhore te qeverise per 2011-n Kryeministri Berisha u ndal ne menyre te vecante edhe tek dikasteri qe sipas tij permbushi me sukses reformat per levizjen e lire dikasteri i drejtuar nga ministri Basha.
Ministria e Brendshme ka detyra te rendesishme qe kane te bejne me garancine e jetes lufte me zero tolerance ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit - theksoi z. Berisha.
Nje tjeter objektiv madhor per qeverine per kete vit mbetet edhe miratimi i ligjit per sigurimet e reja shendetesore si dhe vendosja e nje sistemi te ri per mbrojtjen sociale ne menyre qe brenda 2012-s te mos kete asnje shqiptar ne mjerim. Brenda 2012-s asnje shqiptar sdo te jete ne mjerim. Do te kalojme ligjin se shpejti. Do te vendosim ligjin per sigurimet e reja shendetesore - deklaroi Kryeministri. Skema e re e objektivave te qeverise per kete vit parashikon angazhime per te gjitha dikasteret e ne menyre te vecante edhe per Ministrine e Mbrojtjes para se ciles del si detyre madhore demontimi i te gjitha municioneve jashte standardit.

Sipas kreut te qeverise puna e kabinetit per 2011-n nis nga nje start i konsoliduar ne ekonomi ku shenohet nje nga rritjet me te larta ne Evrope si dhe ne turizem ku Shqiperia eshte shpallur si nje nga 6 destinacionet e preferuara turistike boterore.
Megjithate nje nga projektet per te cilat Kryeministri foli me pasion ishte projekti i ullirit. Une vetem se nuk jam poet por poezite me te bukura do ti kisha thurur per ullirin - tha ai gjate mbledhjes.

Axhenda e integrimit Berisha Opozita te bashkepunoje

Axhenda e qeverise per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian nuk do te pengohet nga askush. Kete siguri dha dje Kryeministri Sali Berisha qe ne te njejten kohe ftoi opoziten te bashkepunoje ne permbushjen e kesaj axhende duke vene ne dukje se ne arritjet qe u shenuan gjate 2010-s ajo qe i mbeti Partise Socialiste ishte kutia.

Kryeministri Sali Berisha gjate fjales se tij ne mbledhjen e pare te qeverise per kete vit ftoi opoziten te behet pjese e axhendes se integrimit. Berisha deklaroi se objektivi kryesor i qeverise per kete vit mbetet anetaresimi ne Bashkimin Evropian ndersa i beri thirrje opozites te bashkepunoje per te realizuar kete objektiv madhor per shqiptaret. Ftoj opoziten te bashkepunoje ne axhenden e integrimit qe eshte mjaft e rendesishme per shqiptaret - tha Kryeministri duke shtuar se axhenda e integrimit nuk mund te pengohet nga asgje. Duke shpallur dy prej objektivave te pandryshueshem per qeverine ne mbledhjen e pare te qeverise nuk mungoi edhe nje ftese per bashkepunim me opoziten.
Objektivat jane te qarta te kthjelleta rritja e rrogave dhe pensioneve i pandryshueshem. Perpjekje te gjithanshme per te permbushur detyrimet tona ne procesin e integrimit evropian mbetet kjo shtylla kryesore objektivi yne me madhor. Ne do te bejme gjithcka qe varet nga qeveria. Natyrisht ftojme opoziten te bashkepunoje me kete axhende jashtezakonisht te rendesishme por eshte ne tagrin e saj te marre vendimet qe do. Axhenda jone eshte axhenda jone dhe kjo axhende nuk mund te pengohet nga asgje. Imagjinoni ju sikur keto arritje te ishin futur ne kuti. Pra shqiptareve u mbeten vizat u mbeten rrogat dhe pensionet u mbeten arritje madhore ne ekonomi financa dhe te gjitha fushat. Dikujt tjeter i mbetet kutia - deklaroi Berisha.
Megjithate Kryeministri Berisha nuk ngurroi te theksonte se qeveria do te vazhdoje me realizmin e programit te saj pavaresisht qendrimit te opozites.
Une i kam dale borxhit dhe i dal perseri. Jam i gatshem te bashkepunoj por perndryshe axhenda ime eshte intensive dhe jam i papermbajtur ne zbatimin e saj. Me nje pasion dhe perkushtim te pakufizuar kam punuar dhe do te punoj me axhenden e kesaj qeverie qe eshte dhe interesi personal i cdo qytetari shqiptar. Jane 800 mije familje shqiptare qe presin rritjen e rrogave dhe te pensioneve qe presimin krijimin e vendeve te reja te punes qe presin luften e metejshme te suksesshme kunder korrupsionit. Pra axhenda do te vazhdoje. Une e ftoj opoziten te bashkepunoje ne interesin e saj me te mire - tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›