E Diel, 1 Nëntor 2026

20 vjetori i RD-se Berisha Vota dhe fjala dy lirite themelore

Ne 20-vjetorin e themelimit te gazetes se partise se pare opozitare ne vend lideri i PD-se Sali Berisha e cilesoi gazeten Rilindja demokratike si hapin e pare drejt lirise se fjales e cila sikunder tha ai eshte ne themel te dinjitetit te njeriut. Ne fjalen e tij te mbajtur mbreme ne ceremonine e festimit te pervjetorit te gazetes Rilindja demokratike kreu i PD-se Sali Berisha theksoi se ne vitet e tranzicionit te post-diktatures eshte bere gjithcka qe te mos kete me censure dhe gjyqe ndaj fjales se lire. Dy lirite themelore te njeriut jane vota dhe fjala - nenvizoi Kryeministri Berisha. Ai i falenderoi gazetaret per punen e tyre te palodhur ne sherbim te demokracise ne vend. Kombi shqiptar ka njohur veshtiresi te jashtezakonshme. Ketij kombi i takon qe te vije ne shekullin XX me nje larmi trashegimie nga modernet tek mesjetaret dhe paramesjetaret. Me ligjet e saj me te hekurta te kete shkruar nenin e arte te fjales se lire. Fjala e lire ne 20 vite ka rene. Ajo u shnderrua ne idealin e nje populli te shtypur. Ajo eshte dhe mbetet themeli i dinjitetit njerezor qytetar leva e Arkimedit per te gjetur te verteten ne univers. Ndaj ne keto 20 vite duhet tu perulemi atyre te rinjve qe themeluan gazeten e pare opozitare. Sot de facto ligji se lajmi nuk preket i pashkruar funksionon ne Shqiperi me shume se ne cdo vend tjeter. Kjo qeveri ka ndaluar cdo lloj procesi civil apo penal ndaj lajmeve. Ka ndaluar te gjitha agjencite qe te kerkojne burimin e lajmit per perpjekje te medha qe raportet te jene sa me te civilizuara. Fjala e lire konsolidimi i kesaj lirie eshte nje proces i cili shpreh ne menyren me te madhe maturine. Ka dhe do te kete revolucionin e vet por e lire ajo mund te jape nivelet me te larta te maturitetit - deklaroi z. Berisha. Gjate kesaj ceremonie Kryeministri Berisha ndau dhe dekorata ne shenje mirenjohjeje per te gjithe ata te cilet punuan ne gazeten e pare opozitare. Ata jane Frrok Cupi Mitro Cela Astrit Patozi Vera Isaku Blendi Fevziu Edi Paloka Ben Blushi. Ne kete ceremoni pershendeti edhe kryetari i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi i cili ka qene ish-kryeredaktor i gazetes Rilindja demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›