E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-eku Akuzat e Martyt te gatuara nga Milloshevici

Shqiperia mirepret dhe eshte teresisht e hapur per cdo hetim nga institucione te njohura nderkombetare per cdo problem qe lidhet me krimet e luftes ne ish-Jugosllavi. Kryeministri Sali Berisha priti dje z. Agim Ceku i cili e njohu me zhvillimet ne Kosove duke u ndalur kryesisht tek zgjedhjet parlamentare por edhe tek raporti i Dick Martyt. Kryeministri Berisha theksoi se lufta clirimtare e popullit te Kosoves eshte nje nga faqet me te ndritura te lirise se kombit shqiptar por edhe te Ballkanit pasi i dha fund kolonise se fundit ne Evrope. Por - theksoi Kryeministri Berisha - pavaresisht se raporti i Dick Martyt pa asnje fakt dhe prove riperserit akuza shpifje dhe trillime te gatuara ne Beograd nga Milloshevici dhe ultranacionaliste te tjere serbe Shqiperia mirepret dhe eshte teresisht e hapur per cdo hetim nga institucione te njohura nderkombetare per cdo problem qe lidhet me krimet e luftes ne ish-Jugosllavi. Ne kete kontekst autoritetet shqiptare kane ftuar zyrtarisht Gjykaten Nderkombetare te Hages per krime lufte dhe EULEX qe te rimarre perseri cdo hetim per te zbardhur cdo te vertete qe ka te beje me krimet e luftes apo me krimet kunder njerezimit nga kushdo qe ti kete kryer ato. Autoritetet shqiptare do tu garantojne EULEX-it dhe Gjykates Nderkombetare te Hages te gjithe bashkepunimin e nevojshem per te permbushur me sukses cdo hetim. Ndersa histeria antishqiptare e udhehequr dhe frymezuar nga Dick Marty eksponente te tjere te racizmit antishqiptar dhe avoketerve te krimeve te Sllobodan Milloshevicit ndaj shqiptareve ne Kosove eshte thjesht nje zgjim i demoneve te urrejtjes antishqiptare e cila eshte teresisht pa te ardhme

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›