PS kunder OSBE-se Nuk bojkotojme por duam zgjedhje te parakohshme

Beqja Protesta te pandalshme me synim zgjedhjet e parakohshme
Kur vetem dy dite me pare perfaqesuesi i OSBE-se ne Shqiperi Eugen Wollfarth beri thirrje per pjesemarrje te te gjitha partive politike ne zgjedhjet vendore qe zhvillohen me 8 maj 2011 Partia Socialiste ne te kundert deklaroi se ajo kerkon zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme. Nje deklarate e tille eshte dhene nga deputeti socialist Ilir Beqja i cili i cilesoi zgjedhjet e parakohshme si te vetmen mundesi per zgjidhjen e ngercit politik ne vend dhe nenvizoi faktin se zhvillimi i ketyre zgjedhjeve do te behet i mundur nga protestat. Zgjedhjet jane vjedhur. Per klasen politike dhe per faktin se kjo krize politike tregon nje vonese ne BE. Per kete arsye duhen zgjedhje te parakohshme. Tashme manipulimi i zgjedhjeve i jep te drejten popullit opozitar te dale per te krijuar gjendjen e zgjedhjeve te parakohshme - tha Beqja. Keshtu Partia Socialiste mendon se reagimi i saj i vetem ndaj mosrealizimit te kerkesave per transparencen e zgjedhjeve te kaluara parlamentare megjithese mazhoranca ka kerkuar vetem rishikimin e disa pikave te propozimit qe jane ne kundershtim me ligjin dhe kushtetuten eshte zhvillimi i zgjedhjeve te parakohshme. Sipas deputetit socialist zhvillimi i ketyre zgjedhjeve edhe pse fare prane jane ato lokale do te siguronte nje qeverisje me te mire. Gjithashtu deputeti socialist Ilir Beqja foli edhe per situaten e veshtire te permbytjeve qe kaloi rrethi i Shkodres ku edhe kete here ai akuzoi mazhorancen qeverisese per papergjegjshmeri. Ne qender te vemendjes tone qendron edhe situata ne Shkoder e cila nuk ka qene krejt e papritur pasi pasojat jane ato te cilat nuk jane bere gjate 20 viteve. Prioritet kryesor ne kete rast mbetet punimi i argjinaturave qe ishte lene pas dore - u shpreh Beqja. Ne fund te fjales se tij deputeti socialist nuk ngurroi te perseriste edhe nje here se zhvillimi i zgjedhjeve te parakohshme ne vend do te bente te mundur krijimin e nje qeverie me te mire dhe me te pergjegjshme. Kjo deklarate por edhe disa te tjera te meparshme te dhena nga anetare te larte te PS-se tregojne se tashme socialistet gjithmone e me shume po e kthejne ne alternative te vetme te tyre zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme se bashku me ato vendore te cilat mbahen me daten 8 maj 2011. Por nuk dihet ne fakt nese kjo ide e hedhur shpesh se fundmi nga socialistet eshte e mbeshtetur ne ndonje plan te caktuar per te arritur ne zgjedhje te parakohshme pasi sic eshte shprehur mazhoranca edhe nepermjet Kryeministrit Berisha mundesia per te zhvilluar dy pale zgjedhje njeheresh eshte mjaft e ulet. Nje mundesi gjithsesi ekstreme qe eshte permendur shpesh si nga deputete socialiste ashtu edhe nga anetare te Opozites se Bashkuar eshte ajo nepermjet ngritjes se qytetareve ne protesta te fuqishme qe mund te krijojne situaten e zgjedhjeve te parakohshme. Kjo mundesi eshte kritikuar mjaft nga faktori nderkombetar i cili shpeshhere me thirrjet e tij ka kerkuar kompromis dhe pjesemarrje te opozites ne Kuvend.