Ambicia-sfide e Arben Ristanit
Edhe pse Ristani per opozitën mbetet përgjegjësi kryesor per prishjen e procesit zgjedhor ne Tirane, edhe pse largimi i tij nga KQZ, është kushti kryesor i PS per nisjen e nje dialogu me maxhorancen, vete Arben Ristani, duke vlerësuar pozitivisht administrimin e procesit te 8 majit nga KQZ, thekson se kërkon te jete kryeadministratori i zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Për Arben Ristanin raporti i OSBE –ODIHR ka vlerësuar zgjedhjet lokale si te lira e te ndershme, ndërkohë qe problemet rrjedhin kryesisht nga vullneti i partive politike. Ne këtë logjike ai gjykon se riformatimi i KQZ nuk e përmirëson realitetin elektoral ne Shqipëri. E vetmja përgjegjësi qe kreu i KQZ Ristani njeh është paqartësia e vendimit për numërimin e votave te hedhura gabim ne Tirane. Shqipëria me sa duket po arrin një rekord te ri ne nxjerrjen e rezultateve zgjedhore pasi 4 muaj pas përfundimit te procesit elektoral ende nuk kemi një rezultat përfundimtar, i cili sipas kryetarit te KQZ, Ristani, mund te dale pas 10 ditësh ose pas një muaji ne varësi te vendimit te Kolegjit Zgjedhor për komunën e Shales.