E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Kosova-Serbia të normalizojnë marrëdhëniet

BRUKSEL- Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic deklaroi se Komisioni Evropian kërkon përmisimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Zyrtarja e lartë e bashkëpunimi rajonal paraqet kusht të domosdoshëm për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor në procesin e përafrimit të tyre me Bashkimin Evropian, raporton Koha Ditore.

“Ky është një qëndrim yni shumë i njohur. Momentalisht jemi të fokusuar në dialogun. Nesër fillon rundi i ri i bisedimeve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, të cilat në emër të BE-së i kryeson Robert Cooper”, theksoi Kocijancic.

Pikat e diskutuara deri tani midis Kosovës dhe Serbisë do të jenë në rendin e ditës, në raundin e katërt ndërmejet palëve që do të mbahet të premten.

“Shpresojmë të arrihet përparim në bisedime”,- theksoi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›